MENU
klinika

"Albanët"

“Një teori e kundërt, për shqiptarët ‘moskokëçarës”…

21.02.2021 - 11:01

        Mes shumë albanologësh e autorësh të huaj, të cilët kanë hedhur dritë mbi historinë dhe prejardhjen e shqiptarëve – kjo, pa i fshehur admirimin, as vlerësimet mbi gjuhën, veshjet tradicionale, mikpritjen, bujarinë dhe besën mbi të gjitha, fragmenti i mëposhtëm, sjell një qasje tendencioze…

Megjithatë, William Miller, ndoshta pa e kuptuar as vetë, nuk i ka rezistuar fisnikërisë së rrallë, të këtij populli “enigmë”, siç i ka cilësuar ai./Konica.al 

 

       Një popull tjetër, mbase më i vjetri në Ballkan, përmendet tani për herë të parë në histori. Albanët ose shqiptarët, siç preferojnë të vetëquhen, janë ende një enigmë për filologët. Gjuha e tyre është pothuajse e pakuptueshme; deri më sot, vendi i tyre është edhe më pak i njohur, se shumë vise të Afrikës Qendrore.

Shpërfillja e tyre e plotë për jetën njerëzore dhe indiferenca e vetëkënaqur ndaj sunduesve të tyre të tanishëm osmanë, e bëjnë të pamundur çdo studim të zakoneve të tyre. Gjakmarrja dhe lufta e vazhdueshme për kufijtë, pakëve prej tyre ua lejon një vdekje natyrore.

Bindja ndaj kryetarëve të tyre dhe aftësia natyrore për luftë, – asnjë sosh, nuk hedh kurrë një çap vërdallë pa brezin e fishekëve dhe armët e tija, – mund të kishin hedhur themelin e një “perandorie shqiptare”. Por, ata nuk kanë histori kombëtare…

Letërsia e tyre, përbëhet kryesisht nga fjalë të urta të thella, çka rrëfen se ata janë vëzhgues të mprehtë dhe, në Mal të Zi, nën një qeverisje me dorë të hekurt, janë bërë qytetarë të zellshëm.

Në vendin e tyre, valëvisin një paligjshmëri të tillë, që i bën ata “kurdët” e Europës…

Në jug, Janina, është kryeqyteti i sotëm shqiptar.

*(Shënim: autori është i njohur për disa prirje filosllave)
“The Balkans. Roumania, Bulgaria, Servia And Montenegro”, William Miller, M.A. (Oxon.) New York: G. P. Putnam’s Sons. London: T. Fisher Unwin, 1907

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit