MENU
klinika

Trafiku nga punimet përgjatë unazës së re

Njoftimi: Të hënën, të premten dhe të shtunën ndërroni kurs! Kush vjen nga jugu…

12.02.2021 - 20:05

Nisur nga zgjerimi i hartës së punimeve tek ish sheshi “Shqiponja”, dhe përgjatë unazës së re, punime të cilat po zhvillohen njëkohësisht në të tre lotët e projektit të ri si nën nivelin e rrugës ashtu edhe në rrugë, kanë rritur ndjeshëm ngarkesën e trafikut në të gjitha rrugët që të çojnë drejt ish sheshit “Shqiponja” si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit, duke vështirësuar shumë trafikun në tërësi dhe veçanërisht mjetet e emergjencave mjekësore.

Policia në një njoftim zyrtar lajmëron se:

Me qëllim lehtësimin e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës, në raport me hapësirën dhe infrastrukturën rrugore në zonën e kantierit të ndërtimit, e cila ditë pas dite, ngushtohet për shkak të punimeve dhe mjeteve të punës, policia rrugore e kryeqytetit, NJOFTON se në ditet me ngarkesën me të madhe të trafikut, si ditën e hënë, ditën e premte dhe ditën e shtunë, qytetarët që udhëtojnë nga jugu i Shqiperisë duhet të zgjedhin si rrugë alternative drejt kryeqytetit Elbasanin, qytetarët që udhetojnë nga veriu i Shqiperisë drejt kryeqytetit, duhet të zgjedhin si rrugë alternative Paskuqanin nepërmjet urës së re dhe Bulevardit të ri Zogu i parë, ndërsa qytetarët që udhëtojnë drejt kryeqytetit nga Kavaja dhe Durrësi, duhet të zgjedhin si rrugë alternative rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë dhe anasjelltas përmes Ndroqit.

Rrugoret e kryeqytetit do informojnë në vazhdimësi për vështirësitë dhe rrugët alternative që sugjerohen si dhe apelojnë shumë kujdes dhe durim në trafik me qëllim shmangien e sjelljeve agresive që mund të jenë burim për aksidente rrugore si dhe të respektohet detyrimi për t’u dhene përparësi mjeteve të emergjencave mjekësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN