MENU
klinika

Albin Kurti flet pas fitores së VV

“Prioritet nuk është dialogu me Serbinë, por…”

15.02.2021 - 08:00

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë ka folur për dialogun me Serbinë.

Kreu i LVV-së edhe një herë ka përsëritur se nuk do të kenë prioritet dialogun me Serbinë.

Ai pas publikimit të rezultateve preliminare, në një konferencë me Vjosa Osmanin tha se prioritet do të kenë drejtësinë dhe punësimin.

“Nuk do ta kemi prioritet ne formimin e ekipit të dialogut me Serbinë. Ju e dini shumë mirë që në të gjitha matjet e opinionit publik, dialogu me Serbinë këtë herë është në vendin e gjashtë, herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë, neve ju përgjigjemi atyre qytetarëve. Prioritet e kemi drejtësinë dhe punësimin”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se referendumi për drejtësi e kundër kapjes së shtetit u fitua.

“Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë drejtësi. Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon që ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm. Ne e kemi bërë koalicionin me presidenten Vjosa Osmani dhe ky rezultat na konfirmon, që nuk kemi nevojë e as interes për ata që duhet të reformohen në opozitë”, ka thënë ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“LVV fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë”

DW: Dy partitë tradicionale LDK dhe PDK kanë…


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin