MENU
klinika

Figura e tij u njollos para botës dhe historisë

Pafajësia nuk është fitore për Trump

15.02.2021 - 10:02

Asnjëherë nuk ka patur dyshim se ish-Presidenti Donald Trump do t’i shpëtonte dënimit në gjyqin e tij të fundit të fajësimit. “Juristët” ishin, në fund të fundit, politikanë. Dhe në një Senat 50-50, niveli kushtetues me 67 vota nuk ishte i arritshëm kurrë. Jo në këto kohë të polarizuara hidhur.

Por edhe pasi kapitulli i fundit ishte i njohur që nga fillimi, ishte thelbësore që historia e veprimeve të pacipa të Trump të tregohej.

Ishte historia e muajve, jo vetëm e momentit, e nxitjes së llogaritur të turmës dhe e sulmit; e indiferencës me gjak të ftohtë të Trump ndaj jetëve që ai vuri në rrezik në Capitol të SHBA më 6 Janar, duke përfshirë, më tronditëse, atë të Zëvendës Presidentit të tij besnik Mike Pence.

Ishte historia e një presidenti, i cili dëshpërimisht përpiqej të kapte pushtetin, duke armatosur ata që ai kishte radikalizuar për të besuar se zgjedhjet po vidheshin prej tyre dhe se ishte detyra e tyre patriotike ta parandalonin këtë.

Ai i thirri ata në Uashington, DC, atë ditë ndërsa Kongresi u mblodh për të bërë zyrtare humbjen e tij. Ai i nxiti ata duke folur për humbjen e vendit të tyre. Ai i mbushi ata me retorikë luftarake dhe i dërgoi në Pennsylvania Avenue për të “ndaluar vjedhjen”.

Dhe ai shikoi tmerrin që ai nxiti në televizion, duke hedhur poshtë lutjet për të thirrur turmën të ndalej dhe për të dërguar përforcime për të mbështetur Policinë e Kapitolit e cila po kërkonte ndihmë dhe me zor sa i mbijetoi sulmit. Shtatë njerëz humbën jetën, përfshirë tre oficerë policie dhe një nga mbështetësit e Trump.

Ishte, me pak fjalë, historia e një komandanti të përgjithshëm i cili shkeli betimin e tij dhe komplotoi për të minuar institucionet më themelore të demokracisë, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Një grusht senatorësh republikanë patën guximin të vendosnin vendin mbi interesat e tyre dhe të votonin për ta kërkuar fajësimin e ish-presidentit. Ata e bënë këtë pasi panë qartësisht sulmet e nxitura nga lideri i partisë të tyre dhe po ashtu vunë edhe veten në rrezik duke dalë hapur kundër tij.

Pjesa tjetër e Republikanëve refuzuan të pranonin fajësimin e Trump si edhe pritej. Ata e dinin që ish-presidenti po vëzhgonte dhe po merrte emrat shënim, ashtu si ishte më 6 janar – gati për të sulmuar dhe vrarë këdo që i dilte kundër.

Avokatët e tij, përfunduan argumentet e tyre duke e mbështjellë Trump me gënjeshtra, sulme partiake dhe pretendime se veprimet e tij ishin “plotësisht të përshtatshme”.

Ata vunë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e fajësimit të një ish-presidenti. Ata argumentuan të drejtën e tij  për të ndikuar në turmën e mbështetësve të tij. Ata nuk bënë asgjë tjetër përveç mbrojtjes së veprimeve të tij.

Dhe ishte më se e mjaftueshme për një shumicë të senatorëve republikanë, disa prej të cilëve deklaruan pozicionin e tyre shumë përpara se të niste gjyqi.

Por ky nuk është aspak një triumf për Trump.

Megjithëse ai shmangu sanksionet, gjyqi vendosi një dënim më të qëndrueshëm ndaj tij duke shfaqur hapur para botës dhe historisë rolin e tij në nxitjen e sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kapitol.

Drejtuesit e Dhomës së Senatit i dhanë dritë rolit qendror të Trump në ngjarjet tragjike të 6 janarit, duke u mbështetur shumë në fjalët e tij nxitëse gjatë muajve, jo vetëm atë ditë. Ironikisht, Trump u tradhtua nga mjetet e tij të preferuara, Tuitter dhe video.

Dhe kështu Trump hyn në histori si presidenti i vetëm që është fajësuar dy herë, me të dy rastet që përfshijnë skema të mbrapshta.

E para ishte përpjekja e tij në 2019 për të detyruar presidentin e Ukrainës për të hapur një hetim ndaj Joe Biden, kundërshtari demokrat, me të drejtë frika e Trump.

E dyta ishte strategjia e tij disa mujore për të përmbysur në mënyrë të pahijshme fitoren e Biden përmes pretendimeve flagrante të rreme rreth integritetit të zgjedhjeve që arritën kulmin në kryengritjen e 6 janarit.

Duke i shpëtuar dënimit të shtunën, ai gjithashtu shmangu skualifikimin zyrtar nga mbajtja e funksioneve publike në të ardhmen.

Por historia e paraqitur në gjyq – e cila ishte e fuqishme dhe bindëse – do ta skualifikojë atë në sytë e shumicës së amerikanëve.

Ai u kursye sot. Por ky gjyq ka siguruar që Donald Trump të mos i shpëtojë verdiktit të historisë.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U shpall i pafajshëm për sulmin në Kapitol

Përse do të shërbejë gjyqi ndaj Trump?