MENU
klinika

Gjatë gjithë kësaj kohe

Për Kate Middleton suporti më i madh ka qenë William

07.02.2021 - 08:40

Dukesha Kate Middleton ka qenë e ftuar në një videocall me një grup prindërish për të ndarë eksperiencat e tyre me pandeminë dhe përballimin e saj në familjet e tyre.

Kur u pyet kush ishte suporti më i madh për Kate gjatë këtij viti ajo u përgjigj me vetëm 1 emër: William.

Çelësi i gjithë qetësisë që e krakterizon dukeshën mesa duket është bashkëshorti i saj. Po ashtu shumë nga prindërit e tjerë që ishin pjesë e kësaj videoje përmendën faktin që familjarët e tyre i kanë ndihmuar ta përballojnë çdo gjë me kujdes këtë vit.

Duke marrë parasysh sa e vështirë ka qenë gjithçka muajt e fundit, mund të themi se jemi me fat për të gjithë ata që kemi pranë. Këtë mesazh ka dhënë edhe Kate, e cila këtë vit feston plot dhjetë vite martesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Foto/ Ja si duket dukesha...

Kate Middelton bën ndryshimin drastik