MENU
klinika

Fitojnë titullin?

Pesë ekipet me ecurinë më të mirë jashtë fushe

02.02.2021 - 13:07

Një rregull i pashkruar i futbollit thotë që titulli fitohet në ndeshjet jashtë fushe. Dhe deri diku kjo qëndron këtë sezon për dy nga skuadrat kryesore në Evropë.

Manchester United ka humbur 4 ndeshje këtë sezon në shtëpi, por ndërkohë, duke llogaritur edhe ato të sezonit të kaluar, Djajtë e Kuq nuk mposhten prej 18 ndeshjesh radhazi në transfertë. Vetëm javën e fundit të besuarit e Solskjaer humbën vendin e parë, teksa u mposhtën në shtëpi nga vendi i fundit Sheffield United dhe barazuar në transfertë me Arsenal.

Një ecuri fantastike në transfertë ka edhe Milan në Serie A. Kuqezinjtë nuk mposhtën prej 17 takimeve radhazi që nga sezoni i kaluar. Ndryshe nga United, Milan kryeson në Serie A, teksa ka pësuar vetëm 2 humbje në këtë sezon, me Juventusin dhe Atalantën. Të besuarit e Piolit kanë marrë pikë dhe fitore në transferta të vështira, si në Romë, Napoli, etj.

Në vendin e tretë në këtë renditje speciale gjendet Lyon në Francë, me 9 ndeshje radhazi pa u mundur jashtë fushe. Kjo ecuri reflektohet edhe në renditje, pasi Lyon ndodhet në vendin e dytë, duke lënë pas PSG. Në vendin e katërt është Atalanta me 7 ndeshje pa humbje në transfertë dhe në të pestin Real Madrid me 6 takime radhazi jashtë fushe pa u mposhtur.