MENU
klinika

Pavlo Vangjeli u nda sot nga jeta

Postimi prekës i Kristi Vangjelit për vëllain e ndjerë

04.02.2021 - 19:10

Sot në mëngjes u nda nga jeta ish-futbollisti dhe ish-trajneri Pavlo Vangjeli, vëllai i mbrojtësi së Tiranës (ka luajtuar edhe me Kombëtaren), Kristi Vangjeli.

Një sëmundje e rëndë i ka marrë jetë në moshën 37-vjeçare ish-lojtarit dhe ish-trajnerit, duke sjellë një dhimbje të madhe te të afërmit dhe tek ata që e njihnin. E madhe është dhimbja edhe te Kristi Vangjeli, i cili i ka kushtuar disa rreshta vëllait të tij.

“I dashuri im, paç një rrugë të sigurt! Mbështetja ime, nuk mund ta besoj që të humba kaq shpejt. Sëmundja e rëndë të mposhti ty, por ti nuk u dorëzove asnjëherë. Ishe një luftëtar i madh. Të dua shumë unë dhe engjëjt tanë”, shkruan Kristi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN