MENU
klinika

Vëllai i Kristit

Ndahet nga jeta në moshë të re ish-futbollisti Vangjeli

04.02.2021 - 13:06

Një tjetër humbje jete nga radhët e sportit, për më tepër në një moshë të re. Dhimbje e madhe në familjen e mbrojtësit të Tiranës, Kristi Vangjeli. Pak orë më parë ka ndërruar jetë vëllai i tij, Pavli Vangjeli, vetëm 37 vjeç.

Pas një sëmundjeje të rëndë te shfaqur kohët e fundit, ish-mesfushori i disa ekipeve greke, mes të cilave dhe PAOK-u, ndërroi jetë në qytetin e Selanikut. Vitet e fundit ai kishte lënë futbollin dhe punonte si trajner në një akademi në Australi.

Bëhet fjalë për një ish-futbollist që pasi filloi karrierën me moshat e Skënderbeut, më pas emigroi në Greqi me familjen dhe bashkë me vëllain e tij, Kristi, u formuan si lojtarë në ekipet e Selanikut. Dhimbja është shumë e madhe, ndërsa sot edhe skuadrët ku luajtur Pavli, kanë shprehur ngushëllime në faqet e tyre zyrtare.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeshtri i Sportit humb betejën me virusin

Ndahet nga jeta ish-futbollisti, “Qytetar Nderi” në Lezhë