MENU
klinika

"Shtëpitë KODRA"

Postkubisti i fundit i Evropës…

10.02.2021 - 15:45

         Piktori shqiptar Ibrahim Kodra, vazhdon të vlerësohet nga kritika dhe bota akademike, si një piktor i rëndësishëm dhe si “postkubisti i fundit i Evropës.

Ai lindi në 22 prill të vitit 1918 në Ishëm dhe u nda nga jeta më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano, Itali. U largua nga Shqipëria më 1938 kur ishte vetëm 20 vjeç, ndërsa studionte në shkollën “Naim Frashëri” dhe pas përfitimit të një burse studimi që iu akordua nga Oborri Mbretëror i kohës, për të vazhduar studimet pranë “Akademisë së Arteve të Bukura të Romës në Itali”.

Piktori gjatë karrierës së tij, la pas rreth 6 mijë vepra të dokumentuara dhe përflitet të ketë edhe shumë të tjera të papërcaktuara si autorësi, për faktin se kanë qenë dhurata për individë dhe miq të artistit. Ndër to, vetëm 2 mijë janë të dokumentuara dhe të njohura për autorësinë dhe trashëgiminë intelektuale të Kodrës. Një pjesë e konsiderueshme e krijimeve ndodhen të shpërndara në muze private, ndërsa një pjesë tjetër i disponojnë koleksionistët e veprave të artit.


Gjatë periudhës që ishte në Itali, pikërisht në vitin 1948, ai krijon një marrëdhënie shumë të veçantë me piktorin e madh Pablo Pikaso, nga i cili edhe u ndikua dhe u frymëzua për shumë nga krijmet artistike.

Të dy së bashku ata kryen edhe një studim dhe hulumtim të rëndësishëm artistik. Mediet dhe kritika e kohës e emërtuan Ibrahim Kodrën, si “Post- Kubistin e Fundit të Evropës”.

Së fundmi “Qendra për Studimet dhe Publikimet e Arbëreshëve” kanë bërë publik, një material të veçantë kushtuar artistit dhe piktorit Ibrahim Kodra, duke e quajtur atë, si piktorin më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Një ndër elementet individuale të Kodrës, ishin “Le case Kodra” – “Shtëpitë Kodra”, që u bë subjekt i krijimtarisë së piktorit në kohën kur ai jetoi në disa fshatra të komunës “Citivas”, të Italisë së jugut. Ishin pikërisht shtëpitë e banuara nga Arbëreshët dhe që u bënë të njohura në mbarë botën, vetëm prej faktit se ishin subjekt i muzës së piktorit shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambasador i paqes në ShBA: Kodra

“Shqipëria nji vend i bukur sa s’ka ma”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit