MENU
klinika

Detaje nga takimi i Kurtit me Ambasadorin amerikan

“Presim thellim të marrëdhënieve me SHBA-në”

16.02.2021 - 14:07

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur për formimin e shpejtë të qeverisë së re dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të.

Në një njoftim për mediat Lëvizja Vetëvendosje jep detaje nga takimi mes Kurtit dhe ambasadorit amerikan Philip Kosnett, që vjen pasi VV fitoi zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

“Ambasadori, z. Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën, dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftim.

Pas takimit me Kurtin, Kosnetti ka shfrytëzuar rrjetin social, Twitter, për të kërkuar formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re.

“Pata kënaqësinë ta takoj Albin Kurtin për t’ia uruar Lëvizjes Vetëvendosje fitoren dhe për të diskutuar për rrugën e Kosovës përpara. U bëjmë thirrje palëve të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe Kuvend që u shërben të gjithë qytetarëve dhe që adresojnë të gjitha sfidat urgjente”, ka shkruar Kosnetti në Twitter.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Financial Times” skanon zgjedhjet e Vuçiç

Pse presidenti serb po “luan sërish me dy porta”

"Perëndimi do të thyejë serbët…"

Lavrov: Në Kosovë po çrrënjoset Ortodoksia

Dy vendime historike do të merren në vetëm dy ditë

Mediat serbe japin alarmin: Një muaj i vështirë e pret Beogradin

Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE

Çfarë ndodh me krijimin e Asociacionit