MENU
klinika

Spitali i Fierit që po ndërtohet nga Turqia

Rakacolli: Do të ofrohen shërbime që po merren vetëm në Tiranë

18.02.2021 - 11:27

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dha sot detaje në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme lidhur me Spitalin e ri Rajonal që Turqia po ndërton në Fier.

Kryetarja e Komitetit Teknik tha se ky spital shkon për plotësimin e nevojave të tjera shëndetësore, përveç Covid-it, duke shpjeguar kabinetet dhe shërbimet e reja që do të ofrohen.

“Shëndetësia shqiptare përveç Covid-it duhet të përballojë edhe nevojat për sëmundje të tjera. Ky spital shkon më tepër në drejtim të këtyre nevojave. Do të ofrojë një shërbim për sëmundjet infektive, dhe jo vetëm për Covid-in, por kryesorja është që në këtë spital do të ofrohet një shërbim shëndetësor cilësor që nuk është ofruar deri më tani në rajonin e Jugut, por është ofruar vetëm në Tiranë. Siç është për shembull hemodinamika.

Do të ketë vendosje të pajisjeve të tjera. Është menduar që në këtë spital të ketë një shërbim neurologjie, që do të ofrojë trombolizën. Ata që sot për sot bëhet vetëm në Tiranë. Gjë që e vështirëson arritjen nga të gjitha qytetet e vendit.

Do të ketë shërbime kirurgjikale të avancuara që sot për sot bëhen vetëm ne Tiranë.

Do të ketë edhe një kabinet të dedikuar kardiologjie, do të ketë edhe një shërbim të dedikuar për vlerësimin e plotë të sëmundjeve pulmonare, për vlerësimin e funksioneve të aparatit digjestiv, të ezofagut, të stomakut, një kabinet endokrinologjie, kabinet hamtologjie, dhe një kabinet të sëmundjeve të veshkave, të nefrologjie”, tha Rakacolli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier