MENU
klinika

“Vonesat për vaksinat jo për fajin tonë”

Rama: Majfton të shikoni çfarë po ndodh në Evropë

04.02.2021 - 13:55

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot arsyet se përse vaksinat kundër covid kanë ardhur me vonesa në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, këto vonesa nuk kanë ardhur për fajin e Shqipërisë, por sepse kompanitë kanë prodhur më pak sesa kërkesat në gjithë botën.

Rama u shpreh se në shkurt do të vijnë rreth 140 mijë doza dhe synimi është që brenda 14 muajve të vaksionohet e gjithë popullsia.

Kreu i qeverisë solli edhe shembujt e Maqedonisë dhe Bosnjës, të cilët do të marrin vaksina nga Kina dhe Rusia.

“Mjafton të shikoni çfarë ndodh në Evropë me vaksinat për të kuptuar se duhet të jeni krenarë për qeverinë e Shqipërisë. Pavarësisht se është qeveria e njërit prej 6 vendeve të rajonit, që  u la jashtë skemës evropiane të shpërndarjes së vaksinave në pritje të Godo Covaxit, siguroi kontratën e drejtpërdrejtë me Pfizer dhe e filloi vaksinimin në fillim të janarit falë një marrëveshje me një vend partner.

Shikon çfarë ndodh në Bosnjë, do marrin vaksinën ruse. Maqedonia e Veriut do të marrë vaksinën kinezë. Respekt për shkencëtarët rus dhe kinezë, por i sjell këto për të dhënë që nuk i kanë fare vaksinat as sa në lagje as sa një shkallë pallati.

Ne kemi kontratën dhe kemi filluar. Ka pasur një vonesë, jo nga paaftësia, jo ngaqë s’kemi leke, se nuk është çështje lekësh, por çështje sasish. Ka shumë më pak vaksina seç ka kërkesa. Prandaj vonesa ishte e përgjithshme për të gjithë Evropën. U ngrit Italia dhe Gjermani se do hedhin në gjyq kompanitë pse nuk respektuar skedulin.

Erdhi një parti e parë për të mos ndaluar procesin. Janë 700 mjekë dhe infermierë që përballen me rrezikun. Brenda shkurtit kompania thotë se do të sjellë edhe 40 mijë të tjera, që kanë dhënë garanci në kontratë. Në 15 shkurt do të vijën 10 mije kusur të tjera dhe brenda shkurtit do të vijën edhe 30 mijë të tjera. Më pas vaksinimi do të shtrihet me intensitet kudo.

Ne jemi në kohë, pavarësisht vonesave që na janë krijuar, jo ngaqë nuk jemi bashkë, apo nuk duam të paguajmë, por nga fakti që kompania prodhon shumë më pak sesa nevojat janë në botë, që brenda 14 muajve ne të kryejmë vaksinimin e atyre që duan të vaksinohen, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN