MENU
klinika

"Qytet i përkohshëm emergjent"

Sa shumë “ngjajnë”, Tirana me Prishtinën!

11.02.2021 - 18:14

        Dy kryeqytetet me “emërues të përbashkët”. Të dy, nën ritmet marramendëse të zhvillimit urban, që shpesh përkthehet në betonizim./Konica.al

Nezir Kraki, profesor në Paris – EstCreteil (UPEC), Francë, është bërë një zë i fuqishëm dhe përkrahës i çështjeve sociale për qytetarin dhe mjedisin.

Nezir Kraki ështё personalitet i njohur në opinion, pёr veprimtarinё e tij ndёr vite. Me punёn dhe aktivitetin e tij, tё publikuar nё medie nё vijimёsi ka dëshmuar mendimin dhe qёndrimin e guximshёm lidhur me problemet e mёdha kombёtare, shtetёrore apo shoqёrore, raporton Kultplus.

Përmes rrjetit sociale, ai është gjithmonë pranë publikut, për të ndarë opinionet e tij.

Ditën e djeshme, Kraki ka vizituar Prishtinën dhe ballafaqimi me kryeqytetin, e ka shtyrë të shprehet se Prishtina është një vend ku gjithçka gjen… përveç oksigjenit, ujit dhe luleve.

“Prishtina, aty ku gjithçka gjen përveç oksigjenit, ujit dhe luleve.

Sa herë vij n’Prishtinë, më duket që jam në një qytet emergjent të përkohshem, që do të rrafshohet sapo të jetë gati qyteti i vërtetë, ai i jetueshemi.

Nejse… s’di pse m’u kujtu Shpendi, me ato idetë “suedeze” për mbrojtjen e ambientit, kur bënte fushatë. Eh!” –  e përfundon Kraki, mendimin e tij “lidhur” me kreun e bashkisë së Prishtinës (dhe jo vetëm!..). /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dardanët luajnë nesër me “Tre Luanët”

Anglezët i bëjnë jehonë mikpritjes kosovare