MENU
klinika

Aspak si ato normalet

Së shpejti taksi fluturuese në aeroport

12.02.2021 - 10:28

Kompania amerikane United Airlines ka planifikuar që të blejë 200 taksi elektrike, të cilat nuk do të jenë si normalet por do të fluturojnë. Kompania ka deklaruar se ky plan pritet të arrihet brenda 5 viteve të ardhshëm.

Linja ajrore amerikane është një nga kompanitë e para që angazhohet për blerjen e taksive fluturuese. Deri tani mësohet se United Airlines do të bashkëpunojë me kompaninë Archer dhe marrëveshja mes tyre arrin në 11 miliardë Dollarë.

Tashmë kompania Archer po punon për të përmirësuar mjetin fluturues dhe të marrë një miratim nga autoritetet dhe United Airlines, që të mos ketë probleme gjatë udhëtimit në ardhmen.

Po ashtu mësohet se United Airlines do të bashkohet me kompaninë rajonale amerikane Mesa Airlines për të blerë taksitë elektrike.

United dhe Mesa kanë njoftuar se ata parashikojnë përdorimin e taksive fluturuese për të transportuar pasagjerë në aeroportet për të kursyer sa më shumë kohë.

Archer me bazë në Kaliforni thotë se taksitë do të jenë në gjendje të fluturojnë në një distancë nga 60 milje në 150 milje në orë dhe mund të përgjysmojnë emetimet e dioksidit të karbonit.