Ai ishte i ri, por tashmë shumë i njohur. Pas triumfit në Itali, Napolon Bonaparti nuk e fshehu ambicien e madhe. Republika e Francës i besoi atij, pushtimin e Egjiptit më 1798, fushatë që përfundoi si dështim ushtarak, por me një fitore të madhe kulturore.
Napoleoni nuk hyri vetëm me ushtarët, por mori me vete rreth 150 vetë, më të mençurit. Rezultati ishte madhështor. Për më tepër, fati dëshironte që një nga togerët e tij të zbulonte gurin Rosetta, pjesa kryesore për Champollion, për të deshifruar më vonë hieroglifet.
Me fjalë të tjera, pasioni për egjiptologjinë moderne lindi në atë kohë dhe gjithashtu, pushtoi dhe vetë Napoleonin.
Para se të largohej, ai i habiti të gjithë. Dëshironte të kalonte një natë krejtësisht i vetëm, brenda piramidës së madhe, vendi i fundit i banimit të faraonit të madh.
Askush nuk foli për mallkimin e Tutankhamunit. Kishin kaluar më shumë se 120 vjet, para se Howard Carter të zbulonte varrin e tij. Por, tregimet me mumie janë rrëfyer prej mijëra vjetësh.
Natën e nxehtë të 12 gushtit 1799, gjenerali raportohet të ketë hyrë në piramidën e madhe. Grupi përshkoi pasazhet e ngushta derisa arritën në dhomën e mbretit, zemra e së vetmes nga shtatë mrekullitë e antikitetit që është ende në këmbë. Atje qëndruan. Një natë të tërë.
Ushtari i ri, kishte kohë të analizonte në detaje dhomën drejtkëndëshe, të ndërtuar mbi pllaka të lëmuara prej graniti, pa asnjë zbukurim ose mbishkrim. Minimalizmi faraonik. Në të gjithë dhomën e fisnikërisë, rreth dhjetë metra e gjysmë të gjatë dhe pak më shumë se pesë metra të gjerë, kishte një element të vetëm, një sarkofag me granit të kuq të gdhendur në një copë.
Pse, Napoleoni u mbyll për disa orë, në një vend kaq të veçantë?
Siç shpjegon Peter Tompkins, në veprën e tij të famshme “Sekretet e Piramidës së Madhe”, ai synonte të imitonte edhe dy strategë të tjerë të mëdhenj ushtarakë, të cilët, gjithashtu do të kishin vendosur të jetonin këtë përvojë, Aleksandrin e Madh dhe Julius Cezarin.
Mbase edhe për të marrë një lloj zbulimi mistik lidhur me simbolikën e rilindjes, të qenësishme në piramidat, siç spekulohet nga egjiptiani Bob Brier, në ‘Secrets of Ancient Egypt’.
Pas shtatë orësh, kur dielli tashmë po ndriçonte pllajën e Gizës, Napoloni u shfaq i zbehtë. Shoqëruesit e tij donin të dinin se çfarë i kishte ndodhur, por gjenerali u përgjigj: “Edhe nëse do ta tregoja, nuk do ta besoje”.
Ai nuk donte të fliste më kurrë, për këtë. Sekreti mbeti midis tij dhe gurëve antikë të piramidës së Keopsit.