MENU
klinika

Pas deklaratës për vrasjen e 13 turqve në Irak

SHBA-ja tenton të zbusë raportet diplomatike me Turqinë

16.02.2021 - 09:33

Turqia telefonoi ambasadorin e SHBA-së në Ankara, e zemëruar nga kushtëzimi i një deklarate të SH.B.A. mbi vdekjet e 13 turqve. Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të de-përshkallëzojnë një mosmarrëveshje diplomatike me aleatin e NATO-s Turqinë, e cila më parë kishte telefonuar ambasadorin e SHBA në lidhje me një deklaratë mbi vrasjen e 13 turqve të rrëmbyer në Irak.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kishte hedhur poshtë hezitimin fillestar të Departamentit të Shtetit për të fajësuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për vdekjet, duke e quajtur deklaratën fillestare të SHBA “një farsë”.

Turqia tha të dielën se luftëtarët nga PKK i jashtëligjshëm ekzekutuan 13 robërit, duke përfshirë personelin ushtarak dhe policinë turk.

PKK fajësoi sulmet ajrore turke për 13 vdekjet.

SH.B.A fillimisht tha se dënoi vrasjet nëse konfirmohej që përgjegjësia ishte me PKK.

Ankaraja, tashmë e zemëruar nga partneriteti i Uashingtonit me luftëtarët kurdë në Sirinë fqinje, u zemërua nga kushtëzimi i deklaratës amerikane dhe thirri ambasadorin amerikan në Ankara për të përcjellë “në termat më të fortë” reagimin e saj.

Më vonë të hënën, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken në një telefonatë me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu shprehu ngushëllime dhe tha se Uashingtoni besonte që PKK ishte përgjegjëse për vdekjet.

“Sekretari shprehu ngushëllime për vdekjet e pengjeve turq në Irakun verior dhe pohoi pikëpamjen tonë se terroristët e PKK mbajnë përgjegjësi,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në një deklaratë.

Turqia këtë muaj filloi një operacion ushtarak kundër bazave të PKK në Irakun verior që Erdogan tha të hënën se ishte projektuar pjesërisht për të liruar 13 pengjet.

Të paktën 48 anëtarë të grupit të armatosur kurd u vranë gjithashtu gjatë operacionit, sipas ministrit të mbrojtjes të Turqisë.

PKK, i quajtur një grup “terrorist” nga SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë të Turqisë, ka zhvilluar një rebelim të armatosur kundër shtetit turk që nga viti 1984 që besohet të ketë lënë dhjetëra mijëra të vdekur.

Ankaraja e zemëruar nga mbështetja e SHBA për YPG.

Turqia është zemëruar nga mbështetja e SHBA për rebelët kurdë në Siri të njohur si Njësitë e Mbrojtjes së Popullit ose YPG, për të cilat Ankaraja ka thënë se është një degë e PKK.

Pas deklaratës fillestare të SH.B.A. të Dielën, Erdogan më herët të hënën kërkoi që aleatët e tij të NATO-s duhet të zgjedhin qëndrimin që do mbajnë dhe ndaj kujt.

“Pas kësaj, ka dy mundësi. Ose të bëhen me Turqinë, ose ata do të jenë partner i çdo vrasjeje dhe gjakderdhjeje që bëhen nga rebelët,” tha ai.

“Organizata terroriste në pragun tonë, në kufijtë tanë, po vret të pafajshëm.”

Sinem Koseoglu i Al Jazeera, duke raportuar nga Stambolli, tha se arsyeja që Erdogan po i bën thirrje Perëndimit për të zgjedhur një anë është sepse Turqia beson se PKK po përdor armë, të siguruara nga koalicioni ndërkombëtar, mbi qytetarët e Turqisë.

“Turqia ka kritikuar SH.B.A. për sigurimin e armëve për YPG, e cila është e njëjtë me PKK për Turqinë, sepse Turqia beson se ato armë të siguruara nga koalicioni ndërkombëtar [për PKK] në luftën kundër ISIL në Siri një ditë do të drejtohen në Turqi,” tha Koseoglu.

Robert Pearson ish-ambasador i SHBA-së në Turqi i tha Al Jazeera se është një çështje që Turqia dhe SH.B.A. mund të trajtojnë së bashku për t’u siguruar që interesat e tyre të mos përplasen.

“De-konfliksioni është i rëndësishëm këtu. ISIS është ende gjallë në Siri, është ende një forcë në rritje,” tha Pearson.

“Për fat të keq, ai grup terrorist, i cili ka kryer veprime terroriste në Turqi, është ende aktiv dhe akoma i aftë të financohet dhe të veprojë.”

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Aljazeera/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN