MENU
klinika

Mario Draghi në postin e kryeministrit italian

Shpëtimtarit të euros, i kërkohet t’i shërbejë Italisë

06.02.2021 - 17:13

Politika e egër e Romës do të jetë një fushë e minuar për ish-presidentin e BQE-së. Të mbash përgjegjësi pas një tragjedie është diçka që Mario Draghi, ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, u detyrua ta mësonte në moshë të re.

Në moshën 15 vjeç ai humbi babanë e tij, i cili kishte shpuar një etikë pune të çeliktë tek djali i tij. Shpejt më pas ai humbi edhe nënën e tij farmaciste, duke e lënë adoleshentin përgjegjës për punët e familjes. “Unë u ktheva nga pushimet me një mik,” kujtoi më vonë Draghi.

“Ai shkonte në shtëpi dhe mund të bënte atë që i pëlqente. Përkundrazi, unë u ballafaqovaa me një tufë letrash që duhej të merresha, fatura që duheshin paguar. ”

Në të 60-at e tij, Draghi si shef i BQE-së luftoi një krizë ekonomike aq të madhe sa kërcënoi të prishte eurozonën. Ai e la punën si një hero, dhe me pseudonimin e dashur “Super Mario”.

Tani, në moshën 73 vjeç, Draghi përballet me një detyrë që ka të ngjarë të jetë po aq Herkuleane. I lavdëruar si njeriu që shpëtoi euron, atij i është kërkuar që të përpiqet të shpëtojë Italinë nga kriza e saj më e rëndë që nga lufta e dytë botërore.

Me qeverinë e koalicionit italian që ishte shembur muajin e kaluar, Draghi u thirr këtë javë nga Presidenti Sergio Mattarella në përpjekje për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar për planet e rimëkëmbjes prej pandemisë.

Reagimi në disa vende ishte pak larg euforikut, por gjithashtu reflektoi frikë se çfarë mund të ndodhte nëse ai dështonte.

Massimo Giannini, një gazetar i shquar politik, e quajti Draghin, një ish guvernator i Bankës së Italisë, i cili dikur ka punuar për Goldman Sachs, “si shpresa e fundit” e Italisë.

Një mik i Draghit i cili foli me të në ditët para njoftimit thotë se ndjenja e tij e fortë e shërbimit publik e bëri “të pamundur që ai të refuzonte” kërkesën për të ndihmuar vendin e tij dhe BE-në në krizë.

I shkolluar në një shkollë Jezuitësh në Romë, Draghi shkëlqeu si nxënës dhe ishte një fanatik i basketbollit , idhulli i të cilit ishte Bill Bradley, ylli i Neu York Knicks. Në vitin 2009, një fondacion italian i basketbollit i dha atij një çmim si një “ambasador i rëndësishëm” për këtë sport.

I palidhur për ndonjë parti politike, ai është më i aftë edhe në çështjet e futbollit. Një tifoz i AS Roma, ai e përshkroi Francesco Tottin, ish-kapitenin legjendar të klubit, si “një filozof i futbollit”.

Pasi u diplomua për ekonomi në universitetin La Sapienza të Romës, ai fitoi një doktoraturë në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit nën drejtimin e Franco Modiglianit.

I martuar me dy fëmijë, Draghi kishte qenë deri tani në një gjysmë pensioni relaksues në shtëpinë e tij në qytetin e vogël Umbrian të Città della Pieve.

Ardhja e tij në qeveri nuk është e sigurt. Draghi po këshillohet me udhëheqësit e partive politike të Italisë për të parë nëse mund të gjejë një shumicë për ta mbështetur atë në parlament. Dështimi ndoshta do të rezultojë në zgjedhje të parakohshme.

“Ai nuk dëshiron të qëndrojë në politikë për një kohë të gjatë dhe fillon me shumë autoritet moral, kështu që mund të merret mirë me sfidat më të ngutshme dhe të ndihmojë Italinë dhe Evropën,” thotë Vítor Constâncio, i cili ishte zëvendës -president i BQE-së nën udhëheqjen e Draghit.

Pandemia ka dobësuar më tej një ekonomi që mezi është rritur në terma realë për dy dekada. Borxhi i qeverisë pritet të rritet në pothuajse 160 përqind të produktit të brendshëm bruto këtë vit. Ekonomia u tkurr 8.8 përqind vitin e kaluar në një recesion rekord të pasluftës.

Vitin e kaluar, në një nga fjalimet e pakta që Draghi ka mbajtur që kur u largua nga BQE në nëntor 2019, ai krahasoi rindërtimin e Evropës nga pandemia me pasojat e luftës së dytë botërore. Ai tha se nivelet e borxhit qeveritar do të ishin të larta për një kohë të gjatë, por ato do të ishin të qëndrueshme vetëm nëse “borxhi i mirë” do të “përdorej për qëllime prodhuese” në vend se “borxhi i keq” të përdorej për qëllime joproduktive.

Zbatimi i reformave që Draghi u kërkoi vazhdimisht qeverive të bënin si një bankier qendror – një hap që i janë shmangur kryeministrat e panumërt italianë – nuk do të jetë i lehtë.

Nëse Draghi arrin të formojë një qeveri, ai do të duhet të përshtatet me botën e egër, të paqëndrueshme të politikës italiane, një mjedis krejt tjetër nga bota e koreografuar fort e konferencave për shtyp të bankës qendrore.

“Ai po komunikonte me tregun në BQE, por si kryeministër ai do të duhet të komunikojë me qytetarët dhe të gjejë një zë tjetër,” thotë Jörg Asmussen, i cili ishte në bordin ekzekutiv të BQE-së gjatë presidencës së Draghit.

Lorenzo Codogno, një ish-kreu i Thesarit Italian, thotë se drejtimi i një qeverie teknokrate është “një detyrë pothuajse e pamundur në Itali” dhe kjo do të paraqiste “një fushë të minuar” për Draghin.

“Padyshim që do të jetë problematike të gjesh mbështetje ndër-partiake në reformat strukturore, megjithëse aftësitë dhe përvoja e Draghit mund të bëjnë mirë”.

Shumë besojnë se asnjë italian tjetër nuk është i aftë të komandojë të njëjtin nivel respekti në të gjithë spektrin politik në vend dhe në BE.

“Normalisht, Evropa drejtohet nga Gjermania dhe Franca dhe një kombinim i Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, por nëse Draghi bëhet Kryeministër Italian, politika Evropiane mund të zhvendoset në një trekëndësh”, thotë Asmussen.

Lorenzo Bini Smaghi, i cili punoi me Draghi nnë Thesarin Italian dhe BQE, thotë se “arritja e tij më e madhe nuk ishte aq shumë për të thënë se ai do të bënte” gjithçka që duhet “për të shpëtuar euron, por nëse Angela Merkel s’ka shfaqur asnjë kritikë apo kundërshtim, kjo tregon se ai është shumë i aftë politikisht”.

Brenda ‘sofrës së ariut’ të politikës së brendshme italiane dhe duke u përballur me një vend të zhgënjyer thellë me udhëheqësit e tij, këto aftësi do të testohen në deri në ekstremitet.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ F.H, Konica.a

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN