MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të trajtohen zhurmat në vesh?

17.02.2021 - 08:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Ju lutem a mund ta pyesni dr. Anjeza Kuçin si mund të trajtohen zhurmat në vesh me ilaçe?

Mjeku: Zhurma në vesh është një simptomë që mund të vijë nga disa patologji. Dëmtimi i nervit të dëgjimit nga mosha, puna me zhurmë, sëmundjet sistemi si hipertensioni, diabeti, hiperlipidemite, mund të vijë nga probleme të veshit të mesëm, si otitet media kronike, otosclerosis, sëmundja e veshit të brendshëm ose sëmundja e Menierit, problemet e spondiloatrozës së pjesës cervikale të shtyllës kurrizore, migrena etj. Pasi bëhet vizita tek mjeku ORL, bëhet audiograma dhe diagnoza diferenciale me sëmundjet e tjera, përcaktohet nëse mund të zgjidhet problemi me terapi medikamentoze, rastet kur terapia nuk jep efekt dhe rastet kur zhurma menaxhohet me vendosjen e protezës akustike apo aparatit të dëgjimit. Pra, mund ta kuptoni se vetëm pas një vizite specifike te mjeku ORL mund të jepet recetë, sepse çdo rast është i ndryshëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim