MENU
klinika

Pëgjigjet mjeku

Si normalizohet niveli i yndyrnave në gjak

24.02.2021 - 08:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Jam një grua 49 vjeç dhe prej disa muajsh mjekët më kanë thënë se kam nivel të lartë trigliceridesh në gjak. Nga analizat e gjakut më ka rezultuar se niveli i tyre është 230 mg/decilitër. Doja të dija se sa është niveli normal i tyre në gjak dhe si mund të ulen për të shkuar në vlera normale?

Mjeku: Së pari doja t’ju sqaroja se vlera normale e triglicerideve në gjak është në kufijtë 150 mg/decilitër, por deri në 200 mg/ decilitër konsiderohet në kufij të tolerueshëm. Për sa i përket pyetjes suaj se si mund të ulet niveli i triglicerideve në gjak, mund t’ju them se përveç mjekimit, që përmban statina dhe fibrina, të cilat duhet të përdoren vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut specialist, ju rekomandohet një stil jete i shëndetshëm që përfshin: një meny të pasur dhe të larmishme dhe aktivitet fizik, të moderuar( jo të sforcuar). Këtu përfshihet kujdesi për menunë, e cila duhet të bazohet në një regjim ushqimor të pasur me zarzavate, fruta, vaj ulliri, peshk. Ky rregjim ushqimor ka treguar se ndikon në uljen e nivelit të yndyrnave në gjak, dhe sigurisht dhe të triglicerideve si pjesë përbërëse e tyre.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim