MENU
klinika

Shumë të thjeshta pë tu përgatitur në shtëpi

Si të eliminoni strijat me produkte bimore?

09.02.2021 - 08:36

Strijat janë një gjendje relativisht e shpeshtë e lëkurës. Ato nuk përbëjnë një problem të rëndësishëm mjekësor, duke mbetur një problem me natyrë kryesisht kozmetike. Në mënyrë të ngjashme me shumë probleme të tjerë me natyrë kozmetike, personat e prekur prej strijave i shohin ato si çështje relativisht stresuese, pavarësisht nga fakti se ato rrallë kthehen në një problem të mirëfilltë shëndetësor.

Trajtimi: Në ditët tona, edhe me përparimet e mëdha në fushën e dermatologjisë, trajtimi i strijave është i mundur. Shmangia e rritjes dhe rënies së shpejtë nga pesha mbetet një mjet i mirë parandalues, veçanërisht tek shtatzënat. Fillimi i hershëm i trajtimit (në stadin e quajtur striae rubra) ka gjasa të shoqërohet me efikasitet më të lartë në raport me stadin e vonshëm të strijave alba, ku qoftë mundësitë e trajtimit, qoftë efikasiteti i trajtimit reduktohet ndjeshëm.

Aloe vera: Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi strijat. Është e thjeshtë për t’u përdorur: aplikoni aloe vera gel ose vaj mbi strijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikoni mbi lëkurë.

Lagështia: Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e strijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar.

E bardha e vezës: E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët tregojnë shqetësimin që ju kanoset

Pse ndjejmë në një pjesë e trupit, sikur të shpojnë mizat?