MENU
klinika

Përfitimet

Si të përdorini ujin e gazuar si një produkt bukurie

20.02.2021 - 11:46

Kur dikush flet për përdorimin e ujit të gazuar si një teknikë për trajtime bukurie mund t’ju befasojë shumë, por gjithnjë e më shumë po bëhet një nga metodat më të preferuara për shumë femra anembanë globit.

Besoni apo jo, duke larë fytyrën me ujë të gazuar është një nga metodat më të dobishme për pasur një lëkurë të pastër në një kohë shumë të shkurtër.

Kjo është për shkak të veprimit si një pastrues i fuqishëm  dhe mbylljes së  poreve që rezulton në dhënien e një lëkure të fortë dhe të butë.

Origjina e përdorimit të ujit të gazuar si larës fytyre ka qenë në modë për shumë  kohë në disa nga Spa-t në Japoni, si dhe Kore. Që kur kjo ka fituar popullaritet, shumë estetist betohen për përfitimet e tij dhe janë gjithnjë duke përdorur atë të përzier me shumë përbërës të tjerë që janë të mira për lëkurën.

 

Përfitimet e përdorimit të ujit të gazuar për fytyrën:

Përfitimi më i madh i këtij trajtimi është natyrisht pastërtia  në shumë pak kohë.

Sa herë që ndiheni të lodhur dhe dëshironi të rifreskoheni, thjesht lani fytyrën tuaj ujë të gazuar dhe ndjeni ndryshimin .Fibra  kolagjenike  që ka në përbërje  vepron  duke shtuar qëndrueshmëri në lëkurë

Është gjithashtu e dobishme për të hequr të gjitha papastërtitë nga poret.

Kryesorja është se ai  është në përputhje me të gjitha llojet e lëkurës dhe nuk duhet të shqetësoheni për efektet anësore si acarim ose skuqje që zakonisht shkaktohet  nga produktet e tjera  të bukurisë.

Duhet të përdorim ujë mineral me gaz ose vetëm ujë të zakonshëm me gaz?

Meqenëse uji mineral është i butë në lëkurë, gjithmonë është e këshillueshme që të përzihet uji i zakonshëm më gaz  me ujë mineral me qëllim që të ketë përzierjen e duhur që mund të japë rezultat. Për këtë, në përgjithësi, si uji i gazuar ashtu edhe uji mineral duhet të përzier në përmasa të barabarta.

Si funksionon ky veprim?

Ujë i gazuar me flluska ndihmon në dhënien e oksigjenit të thellë në poret e lëkurës dhe largimin e të gjitha papastërtive dhe mikrobeve duke lënë pas një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme. Ai gjithashtu rrit qarkullimin e gjakut i cili nga ana e tij ka tendencë për t’i dhënë lëkurës një ton të ndritshëm, si dhe e lë të butë.

Ka shumë aditivë që përdoren në ujin e gazuar këto ditë. Të gjitha këto japin më shumë përfitime si hidratimi, balancimi, rritja e qëndrueshmërisë, kontrollimi i sekretimit të vajrave,  pastrimi etj. Si rezultat  na jep gjithçka që shpresojmë të marrim kur përdorim ndonjë produkt me cilësi të mirë për trajtimin e fytyrës.Prandaj, herën tjetër mund të provoni ujin me gaz si një larës fytyre dhe të shihni se çfarë ndryshimi do tju japë, dhe  padyshim do të mbeteni të kënaqur.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eskpertët tregojnë të vërtetën

A është i shëndetshëm uji me gaz?