MENU
klinika

Disa sugjerime të dobishme

Si të veproni nëse keni flokë të hollë?

07.02.2021 - 08:10

Keni flokë të hollë? Mjekët rekomandojnë këto truke të bëra në shtëpi:

Kur flokët fillojnë të duken më pak të shndritshëm, ju mund të shpenzoni shumë para për shampo speciale, maska, dhe trajtime të teknologjisë së lartë, ose mund të provoni këtë zgjidhje të thjeshtë, të lirë, të bërë vetë, të mbështetur nga shkenca.

Masazh i kokës në dush

Si t’i bëni masazh kokës për rritjen e flokëve?

Rënia  e flokëve nuk është vetëm problemi i një personi. Nëse po filloni të shihni majat e flokeve  të këputura, merrni në konsideratë këtë strategji të thjeshtë në shtëpi: masazhin e kokës, i cili  mund të nxisë rritjen e flokëve.

Një masazh i kokës mund të rrisë rrjedhjen e gjakut në lëkurën e kokës dhe në folikulat e flokëve.

Masazhimi per  vetëm katër minuta të lëkurës së kokës në ditë rrit aktivitetin e gjeneve  të rritjes së flokëve dhe ul aktivitetin e gjeneve të lidhura me humbjen e flokëve dhe inflamacionin. Masazhi ndikon gjithashtu në përmirësimin dhe  në trashësinë e flokëve. Masazhimi i butë i kokës mund të rrisë rrjedhjen e gjakut në rrënjen e flokëve, e cila është e vetmja pjesë e gjallë e flokëve. Masazhi vepron duke zgjeruar arteriet shumë të vogla brenda kokës, duke rritur qarkullimin e gjakut  dhe zgjat ciklin e rritjes së flokëve.

Masazhi i kokës kundër rënies së flokëve gjithashtu redukton stresin dhe  ndihmon në marrjen e më shumë lëndëve ushqyese. Masazhi dy herë në javë i kokës zvogëlon nivelet e hormoneve të stresit, presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës,  të cilat dihen të jenë të larta gjatë stresit emocional ose fizik.

Kur duhet t’i bëni masazh kokës?

Masazhi  i kokës për rritjen e flokëve mund të bëhet gjatë kohës që lani  flokët me shampo në dush ose gjatë kohës që lagni flokët përpara se të aplikoni shampon.  Nuk ka nevojë të përdorësh ndonjë vaj apo serum. Disa njerëz pëlqejnë të përfshijnë aromaterapinë. Mund të përdoren aromatizues të tillë si livando ose aroma gjallëruese si eukalipt ose nenexhik të cilat do të rrisin nxitjen e qarkullimit të gjakut në sipërfaqen e kokës.

Si të bëni masazh kokës?

Një masazh i butë me anë të majave të  gishtave është një mënyrë shumë efikase. Kjo është e mjaftueshme për të stimuluar qarkullimin e gjakut.  Filloni nga skajet e kokës dhe vazhdoni masazhoni në drejtim të kurorës. Ky lloj masazhi në veçanti ndihmon edhe në  ngrohjen e lëkurës, gjë që ndikon në rritjen e qaqrkullimit të gjakut në lëkurën e kokës.

KUJDES! Rënia  e konsideerueshme ose e shpeshtë e flokëve mund të jetë një shenjë e një gjendjeje shëndetësore jo të mirë dhe duhet të vlerësohet nga një mjek.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


si t’i jepni zgjidhje këtij problemi

7 arsye përse ju yndyrosen flokët