MENU
klinika

Pritet të shkojë edhe Ram

Sot fillon vaksinimi për mjekët dhe infermierët në Berat

25.02.2021 - 11:09

Ditën e sotme pritet të fillojë vaksinimi edhe në qytetin e Beratit për mjekët dhe infermierët.

Vaksinimi do të bëhet në hollin e pallatit të kulturës “Margarita Tutulani” ku pritet të jetë dhe kryeministri Edi Rama.

Gjithsej kane mbërritur 300 vaksina. Krahas vaksinimit të mjekëve vijon edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç dhe personelin kujdestar të tyre në azile.

Ndërkohë pak ditë më parë në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer.