MENU
klinika

Çmimin e merr aktori i Hollywood-it

Surpriza më bombë e Shën Valentinit?

16.02.2021 - 10:57

Nëse ju duhet të kurorëzoni një yll ndërkombëtar për surprizën më të arrirë të Shën Valentinit, përgjigjen e keni gati: Michael B. Jordan!

Pa mendojeni pak, një festë nën ujë.

Ishte partnerja e aktorit, Lori Harvey ajo e cila ndau me fasnat pamje nga takimi romantik me 34-vjeçarin.

Ky i fundit, rezervoi një akuarium vetëm për ata të dy, teksa në qendër të tunelit nënujor qëndronte tryeza e darkës.

“Zemra ime rezervoi një akuarim në mënyrë që të kishim një shëtitje private, të shihnin breshkat”, shkroi Harvey.

Darka përfshiu qirinj, petale dhe buqeta të shumta, teksa kuzhina ishte japoneze.

Nata e çiftit u përmbyll në dhomën e një hoteli luksoz, ku buqetat e luleve ishin edhe më gjigante.

“Më pas erdhi kjo”, shtoi Harvey.

Kjo nuk është hera e parë, që një ndër burrat më seksi të planetit e surpizon Harvey-n me një gjest romantik; muajin e shkuar, në ditën e saj të lindjes ai i dhuroi 15 buqeta me trëndafila të bardhë.

Ishte janari muaji në të cilën dyshja konfirmoi lidhjen, përmes një fotografie ku Jordan puthte lehtë në faqe Lori-n. Zyrtarizimi erdhi në kohën ku prej javësh përflitej për një romancë të mundshme. “The Sun” publikoi disa fotografi të tyre, teksa zbrisnin së bashku nga avioni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas bjondeve, një brune…

DiCaprio i jep fund beqarisë?!