MENU
klinika

Futbollisti i Shpresës

Tre gola radhazi, Sahiti i shënon edhe Rijekës

03.02.2021 - 18:22

Futbollisti i ekipit tonë kombëtar Shpresa, Emir Sahiti, është padyshim shqiptari i momentit! 22-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Sibenikut në kampionatin kroat të futbollit.

I huazuar nga Hajduk Split, mesfushori me tipare sulmuese ka arritur të shënojë 6 gola në kampionat në 18 ndeshje që ka zhvilluar deri më tani. Pas Dinamos së Zagrebit dhe Lokomotivës së Zagrebit, Sahiti ka arritur të realizojë edhe në sfidën e sotme ndaj Rijekës.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që shënon. Rijeka po shndërrohet në “prenë” e preferuar të shqiptarit, pasi ai i shënoi edhe në ndeshjen e 1 nëntorit të vitit 2020, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN