MENU
klinika

4 prej tyre

Ushqime që ndihmojnë në detoksifikimin e mëlçisë

01.02.2021 - 08:25

Çdo ditë hasim reklama të produkteve të ndryshme që na ndihmojnë të largojmë toksinat nga trupi jonë. Sidoqoftë, e vërteta është se trupi ynë pastron vetveten çdo ditë.

Mëlçia jonë është me të vërtetë një organ mahnitës që bën pjesë në grupin e organeve primare për detoksifikimin e përditshëm të trupit dhe natyrshëm largon toksinat nga trupi ynë. Procesi i largimit të toksinave nga trupi stimulohet më tej nga vaktet ditore duke konsumuar ushqime të caktuara.

Ushqimet boshe pa vlera ushqyese dhe ndotja e mjedisit janë armiqtë më të mëdhenj të mëlçisë, e cila ka nevojë për ndihmë në shpërbërjen e toksinave në qarkullimin e gjakut. Për fat të mirë, ka mënyra shumë të thjeshta që mund të ndihmojmë në uljen e toksinave në trup – duke konsumuar ushqime ushqyese. Nëse dëshironi të ndihmoni mëlçinë tuaj në këtë proces, përfshini ushqimet e mëposhtme në dietën tuaj:

Angjinarja

Angjinarja është më shumë sesa thjesht një ushqim, sepse përmban substanca që stimulojnë tëmthin.

Qepët

Një fakt interesant në lidhje me qepët është se substancat që i japin aromën intensive të veçantë janë po të njëjtat që janë përgjegjëse për detoksifikimin e trupit. Këto substanca quhen sulfure dhe ndihmojnë mëlçinë në fazën e parë të eliminimit të toksinave nga trupi.

Panxhari

Betaina është një substancë që i jep panxharëve ngjyrën e saj të veçantë të errët. Substanca e përmendur ndihmon ndjeshëm mëlçinë në fazën e dytë të procesit të eleminimit të toksinave nga trupi.

Fara liri

Është e pamundur të mos përmendësh rëndësinë e fibrave në procesin e eliminimit të toksinave. Farat e lirit janë burimi më i mirë i fibrave sepse përmbajnë fibra të tretshme, linoleik (omega-6), oleik (omega-9), acid yndyror palmitik dhe alfa linolenik (omega-3). Gjithashtu, linjina nga farat e lirit mbron trupin nga toksinat.

Mbajtja e një diete të rregullt plot me ushqimet e mësipërme do të ndihmojë funksionimin e mëlçisë tuaj dhe ju do të ndjeni përparimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm. Detoksifikimi mund të jetë një proces shumë më i thjeshtë sesa duket dhe nuk kërkon shumë mundim të tepruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN