MENU
klinika

“Qytetarët do përcaktojnë të ardhmen e tyre”

Vjosa Osmani pas votimit: Ftesë e veçantë për gratë dhe vajzat…

14.02.2021 - 10:40

Ka votuar ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovë, Vjosa Osmani. Ajo ka qenë së bashku me burrin e saj Prindon Sadriun dhe dy vajzat teksa ka votuar në fakultetin Teknik.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual. Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë”, ka thënë ajo.

Vjosa Osmani ftoi gratë dhe vajzat të votojnë teksa falënderoi të gjithë mërgimtarët. “Ftesë e veçantë dhe inkurajim i veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës sepse barazia fillon tek kutia e votimeve. Falënderoj mërgatën për pjesëmarrjen në votime dhe po ashtu një falënderim për të gjithë komisionerët dhe gjithë vëzhguesit”, tha Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN