MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj nga refluksi gastro-ezofageal, çfarë më këshilloni?

22.02.2021 - 09:00

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Vuaj nga refluksi gastro-ezofageal, a mund të më këshilloni ndonjë dietë të përshtatshme?

Mjeku: Këta pacientë duhet të konsumojnë sa më pak kafe, duke qenë se kafeina është një ndër faktorët predispozues të refluksit gastro-ezofageal, pa harruar dhe çokollatat që duhet t’i shmangin sa më shumë. Duhanin dhe alkoolin gjithashtu duhet t’i shmangin pasi japin dëmtim të mukozës, qoftë të ezofagut, qoftë të stomakut, ndaj u rekomandohet ta rrallojnë sa më shumë, ose ta ndërpresin fare.

Duhet të shmangin gjërat e yndyrshme, pikantet, salcerat dhe ushqimet me shumë erëza, të cilat nga ana e tyre vetëm do e agravonin më shumë situatën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga menaxhimi i peshës tek sasia e kripës

10 hapa për një zemër të shëndetshme!