MENU
klinika

Çfarë thotë kreu i VV?

“Takim konstruktiv”, Lajçak publikon foto me Kurtin

02.03.2021 - 08:25

Miroslav Lajçak, ndërmjetuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka publikuar fotografi nga takimi që mbajti dje me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajçak, me anë të “Twitter”-it, e ka cilësuar takimin si konstruktiv, teksa njoftoi që u diskutua për dialogun me Kosovën dhe Serbinë. “Pata një takim konstruktiv me Albin Kurtin sonte. Ne diskutuam në thellësi për dialogun, si dhe hapat e ardhshëm drejt tij”, deklaroi ai.

Ndërkaq, Kurti pasi u deklarua pas përfundimit të takimit ka lënë të nënkuptohet se dialogu vazhdon të jetë prioritet i katërt i qeverisjes së tij. “Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vizita e tij vazhdon në Serbi dhe Mal të Zi

Lajçak sot nis vizitën treditore në Kosovë