MENU
klinika

Bën histori

Aktori i njohur shpallet i nominuari më i vjetër për “Oscar”

17.03.2021 - 10:42

Aktori i njohur, Antony Hopkins ka shënuar historinë si aktori më i vjetër i nominuar për një çmim të Akademisë në kategorinë e ‘Aktorit më të mirë’

Ylli 83-vjeçar është nominuar për rolin e tij kryesor në filmin “The Father”. Ky film ka të bëjë me një burrë që lufton me humbjen e kujtesës.

Ai është nominuar së bashku me një sërë emrash të njohur të botës kinematografike: aktorin e ndjerë Chadëick Boseman për “Black Bottom” të Ma Rainey, Riz Ahmed për “Sound of Metal”, Gary Oldman për “Mank” dhe Steven Yeun për “Minari”.

Personazhi i këtij filmi quhet po ashtu Anthony,  ku luan së bashku me Olivia Colman në film.

“The Father” është filmi i dytë më i nominuar në ceremoninë e këtij viti në shtatë kategori.

Regjisori i kësaj drame është  Florian Zeller, ku luan edhe Rufus Seëell, Imogen Poots dhe Mark Gatiss.

Anthony më parë fitoi një Oskar për ‘Aktorin më të Mirë’ në 1992 për rolin e tij si Hannibal Lector në “The Silence of the Lambs”.

Kujtojmë se rekordi i mëparshëm për të nominuarin më të vjetër të ‘Aktorit më të Mirë’ u mbajt nga Richard Farnsëorth i cili ishte 79 vjeç kur u nominua për “The Straight Story” në 1999.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN