MENU
klinika

"Njeriu me shenjë"

Al Capone me kapelën e bardhë, nuk ishte përbindësh

07.03.2021 - 12:59

       Një prej stërmbesave e kujton atë, njërin nga personazhet më të njohura të mafies, se i pëlqente të rrinte në kuzhinë dhe të gatuante makarona.

Deirdre Capone tregoi për “Mirror”, sesi Al Capone e mësoi sesi të bënte spageti të përsosura. 80-vjeçarja shtoi se, ajo është i vetmi person në botë që e ka njohur më mirë se të gjithë të tjerët, famëkeqin Al Capone.

Ajo ishte vetëm 7 vjeç, kur Capone vdiq, në janar 1947, por e mban mend si një njeri shumë i butë dhe i ndjeshëm.

“Kishte një shenjë në fytyrë, që ia bëri me thikë një djalë. Al Capone i kishte bërë një kompliment motrës së tij dhe ai e goditi me thikë.

E urrente atë shenjë dhe mundohej ta fshihte gjithmonë. Është e vështirë që të gjesh një fotografi të tijën, ku nuk mundohet ta fshehë. Ai donte që të kishte gjithçka në përsosmëri”, – kujton stërmbesa, Deirdre. Ajo shton, se Al Capone mbante përherë një kapelë të bardhë, pasi në filmat me kauboj, personazhet pozitive mbanin kapela të bardha:

FLORIDA, USA The last living relative of Al Capone to have known him personally, Deirdre Capone, says the mobster was innocent of the Saint Valentine¿s Day Massacre and she can prove it. Photo shows Deirdre with Al Capone (Credit: Pen News/Deirdre Capone) (Pen News £25, £15, £10 online) (Contact [email protected]/07595759112)

“Duke qenë se mediet, përherë ishte kundër tij, në përpjekje për t’ia vënë fajin për gjithçka, ai mbante kapelë të bardhë që t’i tregonte njerëzve se ishte njeri i mirë. Ndihej i viktimizuar”.

Deirdre thotë, se, Al Capone “ishte gangster, jo përbindësh”. Madje, beson se ai nuk ka vrarë kurrë njeri personalisht, por pranon se ka urdhëruar vrasje:

“Nuk ka asnjë provë, që ai t’i ketë vrarë vetë. A janë vrarë njerëz? Sigurisht që po. Ajo kohë e historisë amerikane, ka qenë si Perëndimi i egër.

Nëse vidhje bagëtitë e dikujt ose i rrëmbeje gruan, e paguaje shtrenjtë. Në atë kohë, italianët ishin të fundit që merreshin në punë dhe të parët që pushoheshin nga puna”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit