MENU
klinika

Tom duket i lumtur...

Princi Charles dekoron me medalje Tom Hardyn

18.11.2018 - 15:07

Princi Charles ka dekoruar aktorin Tom Hardy, me medaljen CBE (‘Commander of the Most Excellent Order of the British Empire’, ‘Komandandi më i Shkëlqyer i Rendit i Perandorisë Britanike’) për shërbimet e tij në dramën ‘The Queen’s Birthday Honours’, dhe pas performancës së tij në filmat ‘The Revenant’, ‘Locke’, ‘Bronson’, ‘Dunkirk’, ‘Star Trek: Nemesis’ dhe ‘Venom’, transmeton.

Ai sigurisht e ka pranuar këtë medalje nga Princi i Uellsit dhe në fotografi duket shumë i lumtur, saqë nuk mundi të përmbajë buzëqeshjen teksa po merrte një medalje nga Princi.

Hardy është gjithashtu ambasador i shoqatës për bamirësi të Princit Charles, “Prince’s Trust”, një shoqatë bamirësie e cila u jep ndihmë njerëzve që të gjejnë punë. Tom ishte gjithashtu në mesin e të ftuarve në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Marklet në muajin maj.

Sa i përket të ardhmes, Hardy ka thënë se ka nënshkruar për të bërë tri filma: ‘Venom’, rol të cilin e pranoi vetëm sepse i biri i tij është një fans i çmendur i filmave fantashkencë me heronj.

Për sa i përket filmave të tjerë, ai ka thënë se do të zhvillohen menjëherë nëse i pari shkon mirë fillimisht. Po ashtu, ai beson se edhe dy vazhdimet e filmit ‘Mad Max’ në të cilat ka nënshkruar, do të xhirohen.

Në fillim të këtij viti, Hardy ka ndryshuar tërësisht veten për të luajtur rolin e gangsterin legjendar Al Capone në filmin ‘Fonzo’, i cili ka filluar të xhirohet në muajin mars dhe aktualisht ende nuk ka ndonjë datë në të cilën do të publikohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


56 vjetori i Demi Moore

Braktisi shkollën 16 vjeçe dhe…


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit