Sipas një ish-punonjëse të kompanisë Apple, kompania në fjalë ka një program të veçantë ku punonjësit e shitjes me pakicë mund t`i “befasojnë dhe kënaqin” klientët e mirë me përfitime dhe shpërblime, shkruan AppleMagazine.
Një video e re nga @Tanicornerstone në platformë i zbuloi: “sekretet që i dinë vetëm punonjësit”. Ajo zbuloi se ajo kishte punuar për kompaninë e teknologjisë Cupertino dhe tha se klientët e vrazhdë trajtohen në mënyrë profesionale dhe të shpejtë, duke zbuluar se “do ta rregulloni problemin tuaj me shumë mundësi, megjithatë, do të ju duhet të paguani për të!”
Sidoqoftë, secili anëtar i stafit ka një numër rastesh “befasie dhe kënaqësie” ku ata mund të dalin mbi dhe përtej shërbimit të tyre normal për “klientë të mrekullueshëm”.
Tutje, ajo shtoi se kishte klientë të cilët vinin në kompani me telefona të cilët i kishin dëmtuar nga uji dhe, përkundër faktit se rregullat e Apple nuk janë që t`i ndreçë ata telefona të dëmtuar pa ndonjë kosto shtesë, ata në disa raste mund ta ofrojnë një zëvendësim të atyre telefonave krejtësisht falas.
Klientë dhe punonjës të tjerë të Apple Store përmes komenteve të tyre dolën në mbështetje të këtyre pretendimeve të bëra nga ish punonjësa Tani, por kishte edhe të tjerë të cilët i hodhën poshtë pretendimet dhe thanë se programe sikurse ky janë ndërprerë që nga ajo kohë.