MENU
klinika

Një thirrje për shoferët

ARRSH njofton mbi situatën e rrugëve të mbuluara nga dëbora

22.03.2021 - 09:51

Reshjet e dendura të dëborës kanë mbuluar kryesisht zonat e Veriut në vendin tonë.

Konkretisht zonat më të prekura janë Qafë Bualli-Bulqizë, Qafë Qarri-Ersekë dhe akset e Dibrës dhe të Kukësit.

Kontraktorët po përpiqen që të pastrojnë rrugët, ndërkohë që ARRSH u ka bërë thirrje shoferëve që të udhëtojnë me kujdes dhe makinat të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

Njoftimi i plotë:

Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit

Kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës

Por për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë të gjithë drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë̈ shpejtësinë̈, të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.