MENU
klinika

Sanksione apo...?

BE vendos sot për Kinën/ A do të jetë më e ashpër këtë herë?

22.03.2021 - 09:19

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të nënshkruajnë të hënën në një listë masash ndëshkimore mbi abuzimet e të drejtave të njeriut, përfshirë sanksionet e drejtuara ndaj Kinës.

Kufizimet do të ishin një reagim ndaj keqtrajtimit të pretenduar të Pekinit ndaj popullsisë së tij minoritare ujgur në rajonin veriperëndimor të Xinjiang, sipas tre personave të njohur me përgatitjet, të cilët kërkuan të mos identifikoheshin sepse diskutimet janë private.

Sanksionet do të synonin katër shtetas dhe një njësi, tha një nga njerëzit.

European Parliament seeks China sanctions over Uighurs

Masa e BE për të sanksionuar zyrtarët ka të ngjarë të jetë kryesisht simbolike.

Ndërsa SHBA ka vendosur sanksione ndaj një numri zyrtarësh të Partisë Komuniste – duke përfshirë dy anëtarë të Byrosë Politike – masat nuk kanë ndikuar në ekonominë e Kinës ose kanë ndryshuar sjelljen e saj.

Javën e kaluar, ambasadori i Kinës në BE paralajmëroi bllokun që të mos ndërhyjë në punët e tij të sigurisë kombëtare, duke thënë se sanksionet mund të nxisin një konfrontim.

EU agrees on China sanctions over Uighur crackdown

Pekini ka mohuar që çdo liri personale të jetë kufizuar dhe ka shpallur përfitimet për njerëzit që jetojnë në rajon.

Masat e BE-së janë pjesë e një regjimi të ri të shkeljes së të drejtave të njeriut që synon abuzimet në vende dhe rajone të ndryshme.

Blloku përdori për herë të parë këtë qasje kundër Rusisë në fillim të këtij viti për burgosjen e liderit të opozitës Alexey Navalny.

Gjatë takimit, ministrat e jashtëm do të diskutojnë gjithashtu marrëdhëniet e bllokut me Turqinë, si dhe situatën në Mianmar. Ata gjithashtu mund të vendosin për sanksione shtesë që synojnë Rusinë, sipas një zyrtari të lartë të BE.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al