MENU
klinika

Linja e re e trenit Tiranë-Durrës

BERZH jep 565 mijë euro grant për zbatimin e projektit

28.03.2021 - 14:43

Këshilli i Ministrave ka miratuar një marrëveshje granti me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që do të shkojë për zbatimin e projektit për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe degëzimit të ri drejt aeroportit të Rinasit. Sipas marrëveshjes, në total janë 565 mijë euro, që do të përdoren vetëm për qëllimet e financimit të Zërave të Financuar nga Granti.

Fituesi për ndërtimin e hekurudhës u shpall nga BERZH në muajin tetor të vitit që lamë pas. Sipas njoftimit zyrtar të bankës, fituese u shpallur kompania italiane INC S.P.A me një ofertë prej 69.69 mln euro, ndërkohë që kohëzgjatja e kontratës do të jetë 30 muaj, çka do të thotë se që nga nënshkrimi i saj punimet do të zgjatin 2 vite e gjysmë.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë veprën me një hua prej 36.87 mln euro, ndërkohë që përveç kësaj kredie Bashkimi Europian ka akorduar një grant prej 35.4 mln euro për realizimin e këtij projekti hekurudhor.

Linja ekzistuese Tiranë- Durrës ka një gjatësi prej 34,17 km linje hekurudhore, ndërsa degëzimi i ri fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza”, me një gjatësi prej 5 km. Sipas projektit, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h, ndërkohë që pavarësisht se nuk është vendosur ende, çmimi i biletës pritet të kushtojë 1-1.2 euro.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin