MENU
klinika

Kujt ia delegon kompetencat?

Bledi Çuçi ‘shkarkohet’ nga përgjegjësitë e ministrit të Brendshëm

30.03.2021 - 10:36

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i ka deleguar kompetencat e tij zv ministrit Besfort Lamallari, deri në 30 prill 2021.

Sipas shkresës që ka siguruar, Lamallari do të ushtrojë detyrën e ministrit të Brendshëm deri në 30 prill.

Ky vendim vjen kur na ndajnë më pak se një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe kur ndërkohë fushata elektorale ka nisur.

Bledi Çuçi kandidon për deputet në listën e PS në Gjirokastër dhe është renditur i treti në listë.

VENDIMI

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të nenit 28 dhe 29, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”,
Urdhëroj:
1. Delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Brendshme, zëvendësministrit të Brendshëm, z. Besfort Lamallari, nga data 25.03.2021 deri më datë 30.04.2021.
2. Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërcituar, me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit.
3. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet zëvendës ministri i Brendshëm, z. Besfort Lamallari.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ta kthejmë në ditët e veta të lavdishme"

Çuçi: Turizmi i vetmi aset që ka Gjirokastra