01.03.2021 - 09:00
Me datë 5 mars është caktuar seanca e radhës në Speciale për rastin e Salih Mustafës, raporton Gazeta Express. Kështu është bërë e ditur në kalendarin e publikuar nga Specialja.
Aty bëhet e ditur se në këtë ditë me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes.
Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.
Më 28 shtator 2020, ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.
Më 28 tetor 2020, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Kurse më 23 nëntor 2020, gjykata kishte vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi./GazetaExpress/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë
Salih Mustafa do të qëndrojë në paraburgim!
Përcaktohet statusi
Salih Mustafa sërish para Gjykatës Speciale!
Marrëdhëniet shqiptaro-turke