MENU
klinika

Një “teori konspirative” që po bëhet e vërtetë

Çfarë është në fakt “pasaporta e vaksinës”?

21.03.2021 - 08:33

Pandemia e coronavirusit të ri (COVID-19), e cila më shumë se një vjet ka nënshtruar njerëzimin ndaj ndryshimeve të detyrueshme në gjitha fushat e jetës, nga rutina e përditshme deri te zakonet e përgjithshme, tashmë është në përgatitje për të na njohë me pasaportën e dytë që do të tregojë gjendjen tonë shëndetësore për udhëtim.

Bota, pavarësisht paralajmërimeve, kufizimeve dhe madje edhe vaksinave, nuk arriti ta ndalojë pandeminë.

Megjithëse në muajt në vijim, me ndikimin e motit të nxehtë dhe vaksinimit masiv mund të ketë një dritë shprese, nuk ka garanci që jeta jonë të rikthehet në normale.

Bashkimi Evropian (BE), i ndikuar në mënyrë të konsiderueshme nga pandemia në aspektin socio-ekonomik, duke mos e duruar presionin këmbëngulës të disa anëtarëve me ekonomi të përqendruar në turizëm, të paktën në mënyrë që udhëtimet të bëhen lirshëm, mori vendim që të zbatohet pasaporta e vaksinës, gjë e cila nga disa deri së fundmi konsiderohej si “teori konspirative”.

Ideja për pasaportën e vaksinës u dëgjua me një letër të Kyriakos Mitsotakis, kryeministrit të Greqisë, vend në të cilin një nga çdo pesë persona punon në sektorin e turizmit, drejtuar Komisionit Evropian.

Ideja u mbështet edhe nga Spanja, e cila gjendet në situatë të ngjashme me Greqinë. Ndërkaq, u kundërshtua nga shtete si Franca, Gjermania dhe Belgjika, të cilët patën shqetësim se do të shkaktojë padrejtësi, pasi vaksina ende nuk është e arritshme për të gjithë.

Por Komisioni Evropian, me rregullimet që bëri, mori edhe miratimin e atyre që janë kundër dhe me konferencën për media të kryetares së Komisionit, Ursula von der Leyen, filluan zyrtarisht punimet për “pasaportën e vaksinës”.

Prioriteti në iniciativë është udhëtimi i lirshëm i qytetarëve brenda BE-së pa kufizime. Kjo ngaqë disa anëtarë të BE-së, pavarësisht vendimit të Unionit, janë duke bërë kontrolle në kufi dhe mund të kthejnë njerëzit nga kufiri, pavarësisht nëse janë qytetarë të BE-së. Ka pasur shumë ngjarje që kanë dëmtuar botëkuptimin e unitetit që nga fillimi i pandemisë COVID-19, gjë që kishte shkaktuar rritjen e dozës së kritikave kundër administratës së BE-së. Për më tepër, fakti që vendet po kryenin kontrolle kufitare, para së gjithash, e vendosi Komisionin Evropian në një situatë të vështirë.

Cilat informacione do të marrin pjesë në pasaportën e vaksinës?

Edhe pse do të jetë “pasaportë vaksine” ose “certifikatë vaksine”, në dokumentin që do të jetë me QR kod digjial ose në formë letre do të marrin pjesë informacione si vallë personat janë vaksinuar kundër COVID-19, nëse janë vaksinuar, ku dhe cilën vaksinë, ata që janë infektuar se janë shëruar, niveli i antitrupave dhe rezultati i testit PCR ose testit të shpejtë antigjen.

BE-ja, siç pritej, do t’i pranojë automatikisht vaksinat e miratuar nga Agjencia Evropiane e Vaksinave.

Këto janë: Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZenaca dhe Johnson&Johnson.

Por brenda BE-së dihet se Hungaria dhe Sllovakia përdorin vaksina të Kinës dhe Rusisë, kurse Italia dhe Çekia ka hapur dyer për këto vaksina, meqë BE-ja miratimin e vaksinave jashtë katër kompanive perëndimore ua la vendeve anëtare.

Pasaporta e vaksinës parashikohet të fillojë të merret në përdorim në muajin qershor. Sidoqoftë, dështimi i BE-së në të gjitha fazat e procesit të pandemisë COVID-19 ngre pyetje në lidhje me shpërndarjen në kohë të certifikatës së vaksinës dhe menaxhimin e procesit.

Administrata e BE-së, në këtë periudhë vitin e kaluar nuk kishte arritur t’u përgjigjet thirrjeve për ndihmë të anëtarëve, përfshirë Italinë, nuk kishte përmbushur nevojat e vendeve në aspektin e maskave, ventilatorëve, dhe pavarësisht marrëveshjes për 2,5 miliardë doza vaksine me kompanitë, nuk kishte arritur sukses në furnizim.

Gjersa disa vende evropiane po frikësohen për valën e tretë, në rast të mosmenaxhimit të mirë të procesit të pasaportës së vaksinës, një valë e tretë e kritikave do të jetë e pashmangshme për administratën e BE-së.

Si do t’i ndikojë pasaporta e vaksinës te vendet jashtë BE-së?

Nuk është e vërtetë se pasaporta e vaksinës do të sjellë udhëtim të lirë vetëm për shtetasit e BE-së.

Greqia dhe Spanja, të cilët e mbrojnë fuqishëm këtë praktikë, e kanë syrin drejt turistëve britanikë.

Komisioni, ashtu si në çdo problem që nuk mund të zgjidh, ua lë iniciativën anëtarëve të BE-së.

Secili vend do të vazhdojë të pranojë njerëzit jashtë BE-së me vaksinë nëse është e mundur, ose rezultat negativ të testit PCR. Ashtu si në praktikën aktuale, anëtarët mund të kufizojnë vendet nga zonat me rrezik të lartë.

Si rezultat, megjithëse pasaporta e vaksinës është në agjendën e BE-së, duket e pashmangshme që aplikimi të përhapet në gjithë botën sipas rrjedhës së pandemisë. Iniciativa, e cila me fillimin e pandemisë tek shumica ishte si një teori konspirative, është duke u shndërruar në një realitet të jetës sonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin