MENU
klinika

Ja si duket

Chrissy Teigen ndryshon ngjyrën e flokëve nga gështenjë në…

30.03.2021 - 10:22

Modelja e njohur Chrissy Teigen ka bërë një ndryshim të papritur në look-un e saj dhe për këtë ka vetëm një fajtor, “kriza e moshës së mesme”. Ose të paktën kështu thotë bashkëshortja e John Legend. Ndryshimin, le të themi drastik, ajo e ka bërë me dije me anë të disa postimeve në Instagram, ku ka treguar për ndjekësit flokët që tashmë janë gri apo në një nuancë të grisë.

Në njërën prej fotove të hedhura ajo falenderon komedianin Sebastian Maniscalco dhe aktoren Lana Gomez që pasi e morën në emisionin e tyre, nuk i thanë gjë për atë që është qartësisht “look-u i moshës së mesme”.

Ndërkohë në foton tjetër, ku duket më e bukur se kurrë edhe pse për këtë look duket të kesh mjaft guxim, Chrissy thotë: “Më besoni, jam në moshën e mesme”

Ndoshta kjo “krizë” është edhe arsyeja pse modelja mbylli rrjetin social “Twitter” së fundmi, ku kishte me miliona ndjekës, edhe pse si arsye ajo vetë tha që shkak ishte negativiteti që ka marrë.

Ndërkohë kujtojmë se ne fundin e 2020-ës Teigen dhe John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë, pasi ai nuk mundi t’i mbijetonte një hemorragjie që modelja pati, teksa ishte në muajt e fundit të shtatzënisë. Megjithatë, mes shumë dedikimesh në rrjetet sociale, emicionesh dhe mbështetje nga të gjithë, Chrissy duket se është në një “vend më të mirë”, edhe pse sigurisht dhimbja për humbjen e tyre është shumëe vështirë të kalohe, qoftë edhe pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN