10 shtetas në qarkun e Kukësit janë identifikuar nga polica duke ushtruar aktivitetin në lokale dhe restorante të qytetin, pa raportuar të ardhurat dhe pa siguruar punonjësit.
Policia po ndjek penalisht shtetasit me iniciale: S. N., A. K., G. B., Q. P., A. S., A. O., S. H., S. L., SH. B. dhe F. P.,banues në Has dhe Kukës. Sipas policisë, këta qytetarë nuk kanë regjistruar bizneset përkatëse në organet tatimore dhe nuk kanë regjistruar punonjësit e tyre.
Çështja i kalon Prokurorisë së Kukësit që do të vazhdojë hetimet.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “INFORMALITY – 2”, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe Has.
Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht:
N., A. K., G. B., Q. P., A. S., A. O., S. H., S. L., SH. B. dhe F. P.,banues në Has dhe Kukës.
Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar – kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.
Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.