MENU
klinika

E 10-ta në listën për Korçën

Dhora Dajko arsyet përse ju bashkua PS-së

11.03.2021 - 10:41

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar një video në të cilën shfaqet Dhora Dajko, një ndër kandidatet në listat e PS-së në qarkun e Korçës.

Dajko shprehet se arsyeja e bashkimit me Partinë Socialiste është vizioni i qartë dhe largpamës që ka për transformimin e Shqipërisë si dhe hapësira që i ka dhënë gruas në të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Një qytezë e vogël si Maliqi sheh pak femra të angazhuara në politikë, ndaj angazhimi im vjen si një shtysë për t’ju thënë të gjitha vajzave të reja se mund t’ia dalin”, thotë ajo gjatë videos.

Dhora Dajko është renditur e 10-ta në listën e PS-së në qarkun e Korçës.