MENU
klinika

Basha flet për incidentin mes militantëve në Elbasan

Dhuna u provokua nga ato që mbajnë peng qytetin

14.03.2021 - 11:47

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vetëm pak pas incidentit të militantëve të dy partive politike në vend në Elbasan, tha se ky incident u krijua nga ato që kanë mbajtur vendin në vend numëro për 8 vite.

Basha tha se ai shoqërohet në Elbasan nga familjet intelektuale të qytetit, ndërkohë që Rama shoqërohet nga banditë.

“Jo unë do të filloj me agjendën time. Mos të ndjekim agjendën e dhunës. Gëzuar Ditën e Verës, dhe po diskutonin dhe për bukurinë dhe shpresën që jep Dita e Verës.

Më thanë se pati një incident.  E kemi ditë feste me qytetarët Elbasanit. Shqipëria dhe Elbasani janë ndalur shumë këto vite.

Kjo është ditë feste, dhe është dita kur Shqipëria duke duhet që të ndalojë. Ky vend është mbajtur në vend numëro nga ato që ushtruan dhunë sot. Ishte tentativa e tyre për ta prishur festën e qytetit të Elbasanit.

Qytetarët mezi presin ditën e ndryshimit. Mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditët. Kjo është një ditë e shpresës, ku vera e mposht dimrin. Nuk e dija që edhe kryeministri kishte të njëjtin orar.

Unë jam shoqëruar nga familjet intelektuale të Elbasanit. Rama shoqërohej nga banda. Thirrja ime është kundër dhunës. Dhunën e provokojnë ata që e kanë mbajtur Elbasanin 8 vite peng.’- tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përplasja e mbështetësve të PS e PD në Elbasan

Rama: Në 20 vite s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie!