MENU
klinika

Nxirret trupi i pajetë i një personi. Dyshohet edhe për dy të tjerë

Digjen 3 banesa gjatë natës në Berat

08.03.2021 - 09:27

Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V. në Berat ka rënë zjarr, e për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur.

Policia njofton se gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr, duke bërë që të përhapet dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes. Raportohet se një person është nxjerrë i pajetë, dyshohet se edhe dy persona të tjerë mund të kenë humbur jetën.

Bëhet fjalë për babë e bir dhe një shok i djalit.

Raportohet se babai është i paralizuar, ndërsa djali i tij përdorues alkooli. Ndërkohë trupi që është nxjerrë i pajetë nuk dihet ende se kujt i përket. Ndërkohë, policia dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet brenda banesave të djegura.