03.03.2021 - 09:37
Kryeministri Edi Rama së fundmi ka postuar pamje nga punimet që po kryhen për Spitalit Rajonal të Fierit, që është financuar nga qeveria e Turqisë.
Punimet e spitalit sot janë në ditën e 49, ndërsa inxhinierët turq të kompanisë YDA, kanë vendosur si sfidë dorëzimin e çelësave edhe më përpara se afati 3 mujor. Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate.