Një gjë që udhëheqësit evropianë gjithmonë e dinin për Mario Draghi ishte se ai kurrë nuk do ta humbte qetësinë e tij.
Kur Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker mblodhi politikëbërësit e lartë në katin e 13-të të ndërtesës Berlaymont në Bruksel për detajet e ndihmës së tretë greke në qershor 2015, disa prisnin telashe nga Ministri i Financave Yanis Varoufakis.
Por Varoufakis ishte përfshirë në debat me Draghi. Në orën 3 të mëngjesit, po debatonin për deflatorët e PBB-së dhe dilemat e politikës makroekonomike nga vitet 1930.
Tre ditë më vonë, Draghi ngriu likuiditetin e urgjencës në Greqi dhe Tsipras përfundimisht nënshkroi një version të marrëveshjes të rënë dakord atë natë.
Ky episod shërben si një kujtesë e cilësive që veterani 73-vjeçar sjell në tryezë.
Ai është i qetë, i pamëshirshëm.
Draghi nuk është bankieri juaj tipik qendror, sipas një zyrtari të lartë të BE i cili u mor me të gjatë tetë viteve të tij në krye të BQE, dhe ai nuk është teknokrat i zakonshëm. Ai është shumë politik dhe kupton se si të përdorë pushtetin, tha zyrtari.
Kthimi i tij në këshillin e udhëheqësve shënon ardhjen e një peshe të rëndë që respektohet në të gjithë ndarjet politike dhe gjeografike të BE-së.
“Autoriteti i Draghi-t, besimi i tij me udhëheqësit evropianë dhe botërorë dhe njohuritë e tij mbi procedurat dhe institucionet do të jenë përfundimisht shumë të rëndësishme”, thotë Filippo Sensi, një ligjvënës Italian i cili punoi si zëdhënës i dy paraardhësve të Draghi-t.
Gjatë kohës së tij në BQE, Draghi ishte një nga të paktët e huaj që i nxiti udhëheqësit të ngrinin sytë nga telefonat e tyre dhe të dëgjonin kur ai hyri në dhomë, kujton një ish-kryeministër.
Ai mund t’i nxisë udhëheqësit të veprojnë duke përshkruar edhe skenarët më të rëndë, ndërsa disa diplomatë të tjerë kujtuan se ai qëndroi gjakftohtë edhe në momentet më të tensionuara.
Kryeministria e tij vjen në një kohë kur Kancelarja gjermane Angela Merkel përgatitet të largohet, dhe kur Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të përballet me zgjedhje të vështira vitin e ardhshëm dhe BE-në të tronditur nga trauma e pandemisë Covid-19.
Zyrtarët e lartë kanë shpresë të madhe për Draghi dhe besojnë se ai është pozicionuar në mënyrë unike për të nxitur ndryshime në shtëpi dhe në Bruksel.
Draghi merr detyrën me një mandat të gjerë parlamentar. Shifrat e fundit tregojnë se rreth 65% e votuesve janë optimistë për perspektivat e tij.
Ashtu si 26 udhëheqësit e tjerë të BE-së, përparësia e menjëhershme e Draghi do të jetë rikuperimi nga pandemia dhe vaksinimi i shpejtë i njerëzve.
Përtej kësaj, ai ka një shans për të përfunduar një plan strategjik – dhe trashëgimi – që ai vetë e hartoi gjatë kohës së tij me BQE në Frankfurt .
Mundësia e integrimit të ardhshëm evropian mund të varet nga fakti nëse ai ka sukses.
Macron i Francës dhe Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz, kandidat i mundshëm për të pasuar Merkel si kancelar këtë vit, të dy kanë këmbëngulur që fondi i rimëkëmbjes duhet të jetë një hap drejt integrimit më të thellë fiskal.
Por krijimi i aftësivepër mbledhjen e fondeve do të varet në mënyrë efektive nga suksesi, ose dështimi, se si Italia shpenzon 209 miliardë euro që do të marrë përmes fondeve të rimëkëmbjes pandemike, sipas dy diplomatëve nga skajet e ndryshme të kontinentit.
Nëse funksionon, brenda pak vitesh ai mund të jetë në gjendje të sigurojë atë besim, thotë një diplomate.
Por nëse ai dështon, tha diplomati, pasojat do të ndihen përtej kufijve të Italisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al