MENU
klinika

“Jam kaq me fat”

Dua Lipa reagon pas çmimit të madh në “Grammy”

16.03.2021 - 10:52

Ditën e djeshme u mbajt mbrëmja e madhe e “Grammy Awards”, në të cilin edhe Dua Lipa u nderua me një çmim mjaft të rëndësishëm. Ajo mori e çmimin albumi më i mirë i zhanrit pop për albumin “Future Nostalgia”, ndërkohë në vitin 2019 u shpall artistja e re më e mirë.

Pas fitores së saj, të gjithë nxituan ta uronin Duan për çmimin e madh, ndërkohë vetë artsitja ka reaguar pak minuta më parë. Ajo ka publikuar foto nga ceremonia dhe ka falenderuar të gjithë ata që ja bënë mbrëmjen e “Grammy Awards” akoma dhe më magjike.

“Best Pop Vocal Album për Future Nostalgia! Një mbrëmje e mrekullueshme, faleminderit Grammy. Faleminderit Donatella Versace dhe skuadra e Versace për fustanin tim të ëndrrave dhe për gjithë veshjet e mia të ëndrrave gjatë natës! Jam kaq me fat për dashurinë tuaj dhe mbështetjen!”, ka shkruar Dua përkrah fotove.

Pas këtij postimi ajo ka marrë dhe një koment nga Donatella Versace.

“Dua Lipa edhe ne të duam! Ti je frymëzim për mua dhe për shumë të tjerë. Urime për çmimin tënd! Një perëndeshë e vërtetë e Versace”, ka shkruar Donatella.

Dua u duk si një flutur e vërtetë me fustanin e punuar nga marka e famshme, teksa edhe në fustanin e saj ishte dizenjuar një flutur.

Për këngtaren, po ashtu si dhe për Versace-n, fluturat simbolizojnë ngjalljen, ripërtëritjen e lëvizjen.

“Ky është një fustan Versace i bërë për këtë rast. Fluturat kanë patur shumë simbolikë për mua këtë vit dhe në fakt, kanë shumë domethënie edhe për Versace-n. Prandaj, m’u duk interesante të bashkoheshim dhe të bënim diçka të lezetshme”,- rrëfeu këngëtarja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


fiton çmimin e rëndësishëm

Dua Lipa triumfon në “Grammy”