MENU
klinika

“Kufiri me Kosovën do të jetë i hapur”

Rama flet mbi sezonin e verës: Synojmë të vaksinojmë gjysmë milioni…

26.03.2021 - 16:09

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi se kufiri Shqipëri-Kosovë do të jetë i hapur gjatë sezonit të verës për mikpritjen e turistëve. Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë sot objektivin për vaksinimin e 500 mijë qytetarëve brenda muajit qershor, çka sipas tij do të shkëpusë hallkat e zinxhirit të infektimeve.

“Vëmë një bazë të arsyeshme për të pasur një sezon turistik më të lehtë. Ne kemi mësuar nga sezoni i shkuar që ishte jashtëzakonisht sfidues për shkak të pandemisë. Në radhë të parë do të sigurojmë që kufiri ynë me Kosovën të jetë i hapur, në radhë të dytë do të bëjmë gjithçka që na takon në aspektin e kornizës së aktivitetit turistik. Të gjithë ju dhe kolegët tuaj të kenë sa më pak pengesa. Së treti, duke pasur mundësinë që të bëjmë një vaksinim intensiv ne do të zhvillojmë me shumë këmbëngulje të gjithë procesin e vaksinimit, me synimin që brenda muajit qershor, të kemi vaksinuar gjysmë milioni qytetarë dhe të vazhdojmë ditë pas ditë të rrisim këtë numër. Vaksinimi është themelor për këputjen e sa më shumë hallkave të zinxhirit të infektimeve”, tha Rama.