MENU
klinika

Tjetër figurë e njohur ikën nga PS

Edi Rama njofton largimin e Eglantina Gjermenit

08.03.2021 - 16:13

Eglantina Gjermeni nuk do të jetë në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Njoftimin e bën kryeministri Ei Rama, i cili e falenderon për 12 vite që kontribuoi në Partinë Socialiste.

“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, njofton Rama.

Eglantina Gjermeni është një tjetër largim i rëndësishëm nga PS, pas Vasilika Hysit, Besnik Baraj, Sadri Vorpsit dhe Alfred Pezës.