MENU
klinika

E kishte mbajtur të fshehtë

Emma Stone nënë për here të parë!

28.03.2021 - 11:10

Emma Stone dhe bashkëshorti i saj, Dave McCary janë bërë prindër për herë të parë. Aktorja, e cila në fakt është e njohur për mbajtjen e jetës private dhe familjes larg syrit të publikut, ka sjellë në jetë fëmijën në 13 mars në Los Angeles, megjithatë ende nuk dihet asnjë detaj për gjininë dhe emrin e bebushit. Lajmin e bukur e ka bërë me dije TMZ, ndërsa faktin që Emma është bërë nënë prej gati dy javësh e kanë zbuluar burime pranë familjes së saj.

Për herë të fundit në publik aktorja e “La La Land” është parë në muajin shkurt në Los Angeles, ndërkohë që nga ajo kohë ajo nuk është shfaqur më as në rrjetet sociale, duke zgjedhur që të mbajë gjithçka shumë private. Edhe lajmin e shtatzënisë Stone nuk e zbuloi vetë, por ishin mediat që raportuan për pritjen e ëmbël prej disa muajsh, derisa gjithçka u konfirmua në fillim të këtij viti nga kjo foto e “DailyMail”

Emma dhe Dave e bënë publike fejesën e tyre në dhjetorin e 2019-ës përmes fotos së famshme ku artistja tregonte unazën e diamantit.

Çifti kishte planifikuar të martohej në marsin e vitit të shkuar, por pandemia u bë shkaktare për shtyrjen e planeve. Gjithsesi fansat e aktores mendojnë se ajo dhe partneri janë martuar tashmë, pasi Stone e zëvendësoi unazën e fejesës me një tjetër më të thjeshtë në ngjyrë floriri. Siç mund ta kuptoni nuk do ishte çudi po ta kenë bërë dhe ta kenë mbajtur të fshehtë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN